Zelandë e Re: Guximtarët tërheqin viktimat nga vullkani, zhytësit në det për 2 të humburit

Zelandë e Re: Guximtarët tërheqin viktimat nga vullkani, zhytësit në det për 2 të humburit

08:49, 13/12/2019
A+ Aa A-

Policia e Zelandës së Re ka caktuar zhytës për të kërkuar dy trupa afër vullkanit në ishullin White, pasi gjashtë trupa u tërhoqën më herët me një operacion të posaçëm. Vullkani shpërtheu të hënën kur në ishull ishin 47 persona. Tetë persona humbën, të presupozuar të vdekur, njofton BBC.

Tetë të tjerë qenë konfirmuar të vdekur dhe rreth 20 janë në spital me djegie të rënda, në kujdes intensiv.

Operacioni që u zhvillua të enjten për të gjetur 8 trupat u krye në kushtet e rrezikut të një shpërthimi të ri nga vullkani. Ishulli White njihet sipas vendasve maori me emrin Whakatari.

Duke folur për gazetarët pas tërheqjes së trupave, kryeministrja Jacinda Arden tha se pyetjet pse njerëzit u lejuan të vizitonin vullkanin aktiv,  duan përgjigje dhe do të marrin përgjigje.

Por ajo tha se tani ne duhet të respektojmë edhe fazën ku ne jemi, me familjet që po presin të marrin trupat e të dashurve të tyre.

Si u zhvillua operacioni?

Të enjten në mëngjes, u bë një rikthim “me shpejtësi të madhe” në ishull për trupat e viktimave edhe pse rreziku nuk kishte ndryshuar.

Duke hyrë në ishull, autoritetet e dinin vendin ku ndodheshin 6 nga të humburit dhe ata i tërhoqën.

Një ekip prej 8 specialistësh nga Forca e Mbrojtjes së Zelandës së Re fluturoi me helikopter drejt ishullit dhe shpenzoi katër orë për të marrë trupat.

Ato u vendosën në një anije patrullimi dhe u nxorën në tokë.

“Fatkeqësisht operacioni nuk ka përfunduar, pasi 2 persona ende nuk janë gjetur”, tha Komisioneri i Policisë Mike Bush në një deklaratë.

“Ne dimë që një trup është në ujë dhe zhytësit janë duke u përpjekur për ta nxjerrë atë,” tha ai. “Po bëjmë çdo përpjekje për të zbuluar edhe tërhequr dy të vdekurit që kanë mbetur atje”.

Vullkanologët paralajmëruan që nëse vullkani shpërthen ndërsa ata ndodheshin në ishull, ekipi mund të përballej me magmën, avullin e tejnxehtë, hirin dhe shkëmbinjtë që hidheshin me shpejtësi të lartë.

Misioni i tërheqjes së trupave ishte i rrezikshëm për të gjithë ata që u përfshinë në të./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco