Zjarr në burgun e al-Malaz në Rijad/ Vdesin tre të burgosur dhe plagosen me dhjetëra të tjerë

Zjarr në burgun e al-Malaz në Rijad/ Vdesin tre të burgosur dhe plagosen me dhjetëra të tjerë

18:53, 12/12/2019
A+ Aa A-

Si pasojë e një zjarri që ka rënë në burgun e al-Malaz në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, 3 persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur.

Personat që gjetën vdekjen ishin të burgosur, raporton media greke.

Zyrtarët e burgut, me anë të një deklarate bënë të ditur ngjarjen e ndodhur.

Sipas autoriteteve, shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu herët të enjten në mëngjes, nuk bëhet i ditur por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të lënduarit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që burgu u evakuua dhe të burgosurit u transferuan diku tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco