‘Kemi punë për të bërë'/ Udhëheqësja më e re në botë, debuton në samitin evropian për çështjet klimatike

‘Kemi punë për të bërë'/ Udhëheqësja më e re në botë, debuton në samitin evropian për çështjet klimatike

17:31, 12/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministrja e re Finlandës Sanna Marin, para mediave ka premtuar një vëmendje të mprehtë në politikat e klimës ndërsa bëri debutimin e saj në një samit të BE.

Marin mori detyrën të martën, pasi Partia e Qendrës tërhoqi mbështetjen nga lideri social demokrat Antti Rinne, duke e detyruar atë të tërhiqet si kryeministër.

Marin u bë kryeministrja më e re në botë dhe të pesë udhëheqësit e partive në koalicionin e saj janë gra, ku katër prej tyre nën 35 vjeç, raporton Reuters.

"Unë nuk jam përqendruar kaq shumë për mbulimin mediatik të ndryshimit të qeverisë ose kryeministrisë time. Unë jam përqendruar në faktin se kemi shumë punë për të bërë, " ka thënë Marin para gazetarëve të enjten, kur arriti samitin dy ditor të Bashkimit Evropian në Bruksel.

"Brezat e rinj po presin që ne të veprojmë dhe ne duhet të përmbushim pritjet e njerëzve. Jam e shqetësuar për çështjet klimatike. Ne duhet të bëjmë më shumë, duhet ta bëjmë atë më shpejt. " tha Marin.

Ajo është uruar nga liderët politikë femra nga e gjithë bota, përfshirë Presidentin e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila muajin e kaluar u bë udhëheqësja e parë femër e ekzekutivit të BE-së.  

"Kërkesat për intervista vazhdojnë të derdhen nga gazetarët," tha zëdhënësi i Marin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco