Protesta për ‘ligjin e shtetësisë’, 2 të vdekur e dhjetëra të plagosur/ Policia përdor plumba dhe gaz lotsjellës

Protesta për ‘ligjin e shtetësisë’, 2 të vdekur e dhjetëra të plagosur/ Policia përdor plumba dhe gaz lotsjellës

17:13, 12/12/2019
A+ Aa A-

Turmat e dhunshme në shtetin verilindor të Asamit, shkatërruan ndërtesat dhe u përleshën me policinë të enjten, duke lënë dy të vdekur dhe 11 të plagosur, ndërsa protestat u masivizuan kundë një ligji të ri të shtetësisë, për pakicat jo-myslimane, nga disa vende fqinje.

Qeveria nacionaliste hinduiste e kryeministrit Narendra Modi, ka thënë se projekt-ligji për ndryshimin e shtetësisë, i miratuar nga parlamenti të mërkurën, ka për qëllim mbrojtjen e pakicave nga Bangladeshi, Pakistani dhe Afganistani, raporton Reuters.

Ligji kërkon të japë kombësinë indiane për Budistët, të Krishterët, Hindusët, Jains, Parsis dhe Siks.

Por mijëra protestues në shtetin Assam, i cili ndahet në kufi me Bangladeshin, thonë se ligji i ri do të hapte rajonin për migrantët e huaj.

Të tjerë thanë se problemi më i madh me ligjin e ri ishte se ajo minonte kushtetutën laike të Indisë, duke mos ofruar mbrojtje për myslimanët.

Në qytetin kryesor të Guamahati të Asamit, policia gjuajti me plumba dhe gaz lotsjellës ndërsa grupet e protestuesve, demonstruan në rrugë, duke kundërshtuar një shtetrrethim të vendosur të mërkurën.

Ramen Talukdar, mbikëqyrës i Spitalit të Kolegjit Mjekësor Gauhati, tha se dy persona kishin vdekur nga plagët me armë zjarri dhe 11 të tjerë të plagosur, gjithashtu me plagë plumbash.

Trazirat në Assam vijnë ditë përpara një samiti që Modi planifikon të presë atje për Kryeministrin japonez Shinzo Abe, si pjesë e fushatës së tij, për të lëvizur ngjarje diplomatike të profilit të lartë jashtë Delhi, duke treguar diversitetin e Indisë.

Raveesh Kumar, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Indisë, u tha gazetarëve se ai nuk kishte ndonjë azhurnim nëse samiti do të shkonte përpara siç ishte planifikuar ose do të mbahej diku tjetër.

Në Tokio, ministria e jashtme japoneze tha se po vëzhgon me vëmendje situatën e sigurisë lokale në Guwahati, por që nuk ka plan për momentin të bëjë ndryshime në udhëtimin e Abe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco