Ligji nuk e kufizon/ Zgjedhjet në Britani, ja pse nuk voton familja mbretërore

Ligji nuk e kufizon/ Zgjedhjet në Britani, ja pse nuk voton familja mbretërore

15:32, 12/12/2019
A+ Aa A-

Mbretëresha, Kate Middleton, Princes Charles, William dhe Harry nuk do të shkojnë në qendrën e votimit për të votuar në Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2019.

Ndërsa të gjithë përgatiten për të votuar në Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2019, ka një grup njerëzish që nuk do të shkojnë drejt qendrës së votimit  dhe ajo është-Familja Mbretërore.

Ndërsa shumë besojnë se Mbretëresha dhe të afërmit e saj nuk lejohen të vendosin një X në fletën e votimit, në të vërtetë nuk është kështu.

E vërteta është,se mbretëresha mund të votojë.

Ata kanë të drejtë me ligj të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, por tradita mbretërore e sheh më të drejtë të abstenojë.

“Me kongres mbretëresha nuk voton, jo për shkak të një pengese ligjore,” tha një zëdhënës i Komisionit Zgjedhor.

Historiania dhe autorja Sarah Gristëood thotë se: “në vazhdimësi ka qenë një politikë e  mbretëreshës, që nga ditët e para të saj si kryetare e shtetit.

“Ajo vijon nga një rindërtim i madh i monarkisë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe themelimit të Shtëpisë së Ëindsor.”

Edhe pse ajo nuk voton, mbretëresha ka një rol shumë të rëndësishëm pasi janë shpallur rezultatet.

Udhëheqësi i partisë fituese do të shkojë në Pallatin Buckingham ku ata do të zhvillojnë një takim me mbretëreshën gjatë së cilës ajo do t’u kërkojë atyre që të formojnë një qeveri në interes të saj.

Boris Johnson do të mbajë një fjalim të mbretëresha vetëm disa ditë para Krishtlindjeve nëse ai fiton.

E ngjashme me atë që pamë pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2017.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco