Denuklearizimi, Koreja e Veriut: SHBA s’kanë asgjë për të na ofruar

Denuklearizimi, Koreja e Veriut: SHBA s’kanë asgjë për të na ofruar

13:55, 12/12/2019
A+ Aa A-

Seul – Koreja e Veriut njoftoi të enjten se SHBA nuk ka asgjë për të ofruar në bisedimet e mundshme, që synojnë që Pheniani të heqë dorë nga programet e tij bërthamore dhe raketore, megjithëse Uashingtoni tha se ishte gati të ndërmerrte hapa konkretë për të siguruar një marrëveshje.

Koreja e Veriut e kritikoi SHBA-në për thirrjen e Këshillit të Sigurimit të mërkurën, duke e quajtur këtë një “një budallallik”.

“SHBA flet për dialogun sa herë e hap gojën, por kjo është mëse e natyrshme se SHBA nuk ka asgjë për të na prezantuar, megjithëse dialogu mund të hapet”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut në një deklaratë për agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA.

Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh takohet për shkak të shqetësimeve ndërkombëtare në rritje, ngaqë Koreja e Veriut mund të rifillojë testimin e raketave nukleare apo me rreze të gjatë  veprimi, të pezulluar që nga viti 2017 sepse tashmë bisedimet midis Phenianit dhe Uashingtonit kanë ngecur./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco