Franca ekstradon në Argjentinë, ish-oficerin e diktaturës që vrau dhe torturoi mijëra Nëna e Hernan Abriata, Beatriz, e cila e priste prej kohësh ekstradimin e Mario Sandoval

Franca ekstradon në Argjentinë, ish-oficerin e diktaturës që vrau dhe torturoi mijëra

13:06, 12/12/2019
A+ Aa A-

Franca po përgatitet të dëbojë një ish-polic argjentinas, Mario Sandoval, i akuzuar për torturë dhe krime kundër njerëzimit gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë në 1976-1983.

Prokurorët argjentinas e bazuan kërkesën e tyre për ekstradim në një rast, atë të studentit Hernan Abriata, që u zhduk në paraburgim në vitin 1976.

Sandoval 66 vjeç tani, i ka mohuar akuzat, por gjykata franceze i kanë dhënë një vendim të formës së prerë dhe ia ka hedhur poshtë apelin.

Ai është akuzuar për 500 raste. Këto kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe rrëmbime. Dokumentet në Argjentinë tregojnë se atij i kishin vënë nofkën “Churrasco” (Bifteku në spanjisht) – term i përdorur për një kornizë të hekurt shtrati, mbi të cilën të burgosurit vriteshin me energji elektrike.

Diktatura argjentinase zhduku 30 mijë persona gjatë “Luftës së Ndyrë” kundër të majtëve dhe disidentëve politikë.

Në disa raste, fëmijët e vegjël të viktimave u grabitën dhe iu dhanë çifteve besnike të regjimit.

Policia franceze e arrestoi Sandoval të mërkurën në shtëpinë e tij pranë Parisit. Më herët, Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë administrative e Francës, e refuzoi kërkesën e tij pas disa vitesh betejë ligjore. Ai do të dërgohet në Argjentinë brenda një jave, tha Policia./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco