New Jersey, sërish në shënjestër dyqanet e hebrenjve New Jersey, vendi i incidentit më 10 dhjetor.

New Jersey, sërish në shënjestër dyqanet e hebrenjve

07:38, 12/12/2019
A+ Aa A-

Policia në New Jersey tha se një dyqan të hebrenjve ka qenë në shënjestër të sulmit të armatosur që la gjashtë persona të vrarë, përfshirë dy sulmuesit.

Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht motivet e incidentit që ndodhi më 10 dhjetor, por kryetari i qytetit, Steven Fulop, tha se “urrejtja dhe anti-semitizmi” nuk kanë vend në këtë qytet.

Përleshja filloi kur të dyshuarit vranë një polic, pastaj përmes një furgoni të marrë me qira shkuan në dyqan.

Videot e sigurisë treguan se ata sulmuan me armë dyqanin para se të futen brenda, njofton REL. Sulmuesit u vranë brenda ndërtesës pas një bllokimi prej rreth katër orësh nga ana e policisë.

I pyetur se ku bazohet policia se dyqani ishte në shënjestër, drejtori i Sigurisë Publike James Shea, tha se ata "anashkaluan" shumë njerëz të tjerë që ecnin në rrugë për të sulmuar dyqanin.

Identiteti i sulmuesve ende nuk është bërë publik. New York Times raportoi të mërkurën se njëri prej të dyshuarve kishte bërë postime antisemite dhe anti-policore në internet, por kjo ende nuk është konfirmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco