Rregullat e reja të sigurisë/ Japonia mbyll 2 reaktorë bërthamorë në Fukuit

Rregullat e reja të sigurisë/ Japonia mbyll 2 reaktorë bërthamorë në Fukuit

19:10, 11/12/2019
A+ Aa A-

Në Japoni, Autoriteti Rregullator Bërthamor, miratoi projektin për çmontimin e dy reaktorëve bërthamorë të fuqishëm në qarkun e Fukuit.

Sipas projektligjit të miratuar, operatori “Kansai Electric Power”, do të shpenzojë rreth 119 miliardë jen, gati një miliard euro, për të prishur reaktorët 1 dhe 2 të uzinës ”Oi”.

Kjo shifër është më e ulët se ajo që do të kishte shërbyer për të mbajtur hapur uzinën, në përputhje me rregullat e reja të sigurisë.

Duke qënë aktivë që nga viti 1979, të dy njësitë, mund të arrinin një kapacitet mbi një milion kilovatë, por ato kishin tejkaluar kufirin e 40 viteve, të vendosur nga ekzekutivi japonez, pas katastrofës në Fukushima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco