Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Çudira franceze/ Ndalohet të vdesësh në ditët e pushimit! Kryebashkiakja nxjerrë urdhërin e padëgjuar

Çudira franceze/ Ndalohet të vdesësh në ditët e pushimit! Kryebashkiakja nxjerrë urdhërin e padëgjuar

17:54, 11/12/2019
A+ Aa A-

Sipas një urdhëri të lëshuar nga kryebashkiakja, banorët e qytezës La Gresle në Francë, e kanë të ndaluar që të vdesin në ditë festash.

Izabel Dugele, kryebashkiakja e qytezës franceze të La Gresle, thotë se arsyeja e këtij urdhëri është për shkak se ka mungesë mjekësh, të cilët mund të certifikojnë vdekjen e një personi.

Sipas saj, personeli shëndetësor i qytezës, është shumë i lodhur pas dy turneve masakrues, dhe në fundjavë kërkojnë pushim.

Gjatë një situate të para pak kohëve, ka ndodhur që, mjeku i cili kuronte një pacient që ndërroi jetë, ishte pushim në atë moment dhe për këtë arsye u thërrit një mjek nga një provincë tjetër.

Qyteza e La Gresle, nuk ka një urgjencë dhe ambulancat administrohen nga një provincë tjetër.

Kjo krijon jo pak shqetësim për 900 banorët e qytezës, ku si pasojë ka ardhur edhe urdhëri i çuditshëm i kryebashkiakes Izabel, ku thuhet se “Ndalohet të vdesësh në ditët e pushimit”!  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco