FOTO/ Memoriali i rrallë në Turqi, në përkujtim të 440 grave të vrara nga burrat

FOTO/ Memoriali i rrallë në Turqi, në përkujtim të 440 grave të vrara nga burrat

13:05, 11/12/2019
A+ Aa A-

Ekziston një bukuri dhe një forcë e caktuar në dobësi, siç mund të thonë disa. Por ndonjëherë pabarazia sjell vetëm pikëllim. I tillë është rasti i dhunës në familje, një problem akut por aq i shprehur në gjithë botën. Një artist në Turqi e gjeti se si ta sjellë atë në vetëdijen e bashkatdhetarëve të tij, në një mënyrë që s’mund të injorohej dhe të përkujtonte ato që ranë viktimë e një dhune të tmerrshme, kështu që të paktën kujtimi për ato jetë të humbura të mbetet.

Qenë 400 palë këpucë, që u varën në murin e një ndërtese në Stamboll, në Turqi.

Ne dëgjojmë mjaft histori për dhunën në familje, kundër grave, në çdo cep të botës. Përsa i përket Turqisë, shifrat flasin se 40% e grave kanë vuajtur nga dhuna në familje dhe në disa raste me fund tragjik. Për të ndërgjegjësuar këtë problem, një artist doli me idenë e një monumenti që askush nuk mund ta anashkalojë pa e ngritur kokën.

Të përkujtojmë 440 gratë në vend që u vranë nga bashkëshortët e tyre vitin e kaluar.

Ajo u bë nga një artist turk dhe dizajner grafik, Vahit Tuna.

    Ai zgjodhi takat e larta si një simbol të fuqisë femërore dhe pavarësisë që dëshirojnë të gjitha gratë. Takat e larta nuk u përkasin viktimave, por është një gjest artistik.

    Artisti ka zgjedhur të përdorë takat e larta dhe jo të sheshtat apo ndonjë lloj këpuce tjetër. Ai tha se nga njëra anë, kjo nuk duhet të shihet si një mesazh i drejtpërdrejtë pse zgjodhi takat, më shumë për shkaqe estetike. Është vizive mbi të gjitha, ndaj ai mendoi kështu.

    Nga ana tjetër, ai ra në kontradiktë me veten kur tha se duhej të shihej si simbol i grave të punësuara dhe të afta të kujdesen për veten, jo të varura nga burrat e tyre.

    Artisti beson se dituria është fuqi dhe kështu që është e rëndësishme të njohësh probleminn dhe ta trajtosh atë si individ.

    Ky instalacion është vendosur në një vend qendror të Stambollit dhe 440 këpucët do të ekspozohen atje për 6 muaj./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco