FOTO/ Zjarr dhe tym i zi nga uzina kimike në Spanjë, evakuohet zona

FOTO/ Zjarr dhe tym i zi nga uzina kimike në Spanjë, evakuohet zona

11:49, 11/12/2019
A+ Aa A-

Autoritetet katalanase evakuan zonën përreth një uzine kimike jashtë Barcelonës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pas një zjarri që depërtoi brenda objektit dhe që lëshoi në ajër, shtëllunga të mëdha tymi të zi.

Reuters njoftoi se brigada e zjarrfikësve tha se 28 ekipe iu përgjigjën zjarrit, që shpërtheu në orët e para në uzinën industriale të riciklimit të menazhuar nga Grupo Ditesca në Montornes del Valles.

Policia këshilloi banorët e zonës të qëndronin brenda me dyer mbyllur për të shmangur thithjen e tymit dhe evakuan çdokënd brenda një perimetri prej 500 metrash nga uzina, e cila riciklon tretësit industrialë.

Gjatë ekipe të urgjencës u dërguan në vendin e ngjarjes por nuk kishte njoftime për të lënduar, tha agjencia katalanase e mbrojtjes civile. Agjencia tha se nuk ishte e qartë se çfarë ekzaktësisht digjej në uzinë, por ajo ishte aktivizuar planin e emergjencës të sektorit kimik.

Re të dendura tymi të zi kanë mbushur qiellin ndërkohë që Reuters tha se Grupo Ditesca nuk ishte i disponueshëm në këtë moment për të komentuar ngjarjen/ar.sh/SYRI.NET

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco