Deklaroi se u abuzua seksualisht nga princi Andrew, Virginia Roberts: Shumë njerëz të këqinj më duan....

Deklaroi se u abuzua seksualisht nga princi Andrew, Virginia Roberts: Shumë njerëz të këqinj më duan....

11:38, 11/12/2019
A+ Aa A-

Virginia Roberts, pasi dha një intervistë ku akuzoi për abuzim seksual figura të fuqishme si princ Andrew, ka postuar në Twitter një mesazh rrënqethës duke njoftuar se nuk ka asnjë mundësi që ajo të jetë një person me mendime vetëvrasëse.

36-vjeçarja, e cila pretendon se ishte një viktimë e trafikut të seksit të pedofilit Jeffrey Epstein, shkroi: 'Nëse diçka më ndodh mua - për hir të familjes sime, mos lejoni që kjo të anashkalohet dhe më ndihmoni për t'i mbrojtur ata. Shumë njerëz të këqij duan të më shohin të heshtur. '

Kjo, pasi Epstein vdiq në paraburgim në SH.B.A. teksa priste gjyqin. Një autopsi zyrtare arriti në përfundimin se ai u vetëvar, pavarësisht komploteve të vazhdueshme dhe pretendimeve nga patologu i profilit të lartë Michael Baden se provat tregonin se ishte një vrasje.

Zonja Roberts - e cila, tani njihet me emrin Virginia Giuffre - u shfaq, kohët e fundit në BBC, ku dha një intervistë emocionale në lidhje me abuzimin që ajo pretendon se pësoi në duart e Epstein dhe princit Andrew.

Ajo pretendon se princi abuzoi me atë tri here: një herë në apartamentin e Epsteinit në New York, një herë në një jaht në Karaibe dhe një herë në shtëpinë në Londër të Ghislane Maxëell, zonja e dyshuar e Epstein.

Duke folur për takimin e saj të parë të pretenduar me Andreë në Londër, ajo tha se ishte dërguar në klubin e natës Tramp, ku kujton të vallëzonte me princin.

Pasi doli nga klubi i natës, Giuffre tha: “Në makinë Ghislaine më thotë se duhet të bëj për Andreë atë që bëj për Jeffrey dhe kjo më pështirosi. Nuk e prisja nga familja mbretërore. Nuk e prisja nga dikush që njerëzit e shohin me admirim.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco