Arrestohet ish-ministri meksikan i Sigurisë, akuzohet se mori 5 milonë dollarë nga trafikanti El Chapo

Arrestohet ish-ministri meksikan i Sigurisë, akuzohet se mori 5 milonë dollarë nga trafikanti El Chapo

11:17, 11/12/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri meksikan i Sigurisë, Genaro Garcia Luna, është arrestuar në SHBA nën akuzën për mitmarrje nga narko-kartelët, raporton BBC.

Garcia Luna akuzohet se i mundësoi kartelit Sinaloa që udhëhiqej nga Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, të operojë në Meksikë në këmbim të disa miliona dollarëve.

Gjykata ka bërë të ditur se Garcia Luna i kishte garantuar kartelit siguri, gjatë dërgesave të lëndëve narkotike dhe qasje në dokumente të ndjeshme.

Në këmbim të këtyre shërbimeve, dy anëtarë të kartelit i kishin dorëzuar personalisht Garcia Lunës 5 milionë dollarë të fshehura në dy çanta.

Politikani 52-vjeç kohë më parë kishte mohuar kategorikisht akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ai në krye të ministrisë së Sigurisë kishte ardhur në vitin 2006 dhe këtë pozitë e kishte ushtruar deri më 2012. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco