Gjeniu belg  9-vjeçar i prish planet universitetit holandez

Gjeniu belg 9-vjeçar i prish planet universitetit holandez

11:06, 11/12/2019

Amsterdam – Një djalosh 9 vjeç belg, që ishte në rrugën e duhur për t’u bërë i diplomuari më i vogël në moshë në botë, ka ndërprerë studimet e tij në universitetin holandez të Eindhove pas një mosmarrëveshjeje për datën e tij të diplomimit.

Laurent Simon mbushi titujt e gazetave muajin e kaluar në të gjithë botën, pasi ai dukej i vendosur për të marrë një diplomë baçelor në inxhinjeri elektrike në Universitetin e Teknologjisë së Eindhoven para se të mbyllej viti, që do ta bënte atë të diplomuarin e parë në të gjithë botën nën moshën 10 vjeç.

Por të hënën, universiteti i tha Laurentit dhe prindërve të tij se plani nuk mund të realizohej, duke marrë parasysh numrin e provimeve që ai nevojitet të jepte para se të mbushte 10 vjeç më 26 dhjetor.

“Laurent është një djalë jashtëzakonisht i talentuar, që po i kapërcen studimet e tij me një ritëm të paparë,” tha universiteti në një deklaratë.

Ndërkohë që plani fillestar po i dukej i paarritshëm, universiteti tha se i kishte afruar një skemë të shpejtë që i vogli ta përfundonte arsimimin e tij në mes të vitit 2020.

Por, prindërit e djalit vendosën të mos e pranojnë ofertën dhe menjëherë i dhanë fund studimeve të Laurent në Eindhoven.

“Deri javën e kaluar gjithçka ishte në rregull dhe tani papritur ata na e shtyjnë me gjashtë muaj,” tha babai i Laurentit, Alexander Simons për Reuteres të martën.

“Data e saktë e diplomimit të Laurentit nuk kishte qenë kurrë problem për familjen, - tha ai, - por u bë kur ata ndien se universiteti reagoi ndaj planeve të tyre që ta çonin jashtë djalin për studime jashtë vendit.

“Është shumë interesante që e gjithë kjo ndodh në kohën kur ne ishin duke finalizuar planet për doktoraturën e Laurentit në një universitet tjetër,” tha babai Simons.

“Ka shumë interes për Laurentin nga universitetet që do të ishte nder t’u bashkohej atyre....Ka shumë kërkesa për Laurentin, ai është një projekt unik dhe të gjithë duan të jenë pjesë e tij,” shtoi ai.

Laurent, i fyrmëzuar nga shpikësi serbo-amerikan Nikola Tesla, ka thënë se ai dëshiron të hulumtojë për organet artificiale dhe të zhvillojë një trup të tërë artificial në laboratorin e tij personal.

Aktualisht, personi më i ri në moshë që ka marrë një diplomë kolegji është amerikani Michael Kearney, që e arriti në qershor 1994 në moshën 10 vjeç e katër muaj, sipas Librit të Rekordeve Gines. /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco