E kishin fshuhur në muret e galerisë/ Gjendet piktura me vlerë 60 mln euro, u grabit 22 vite më parë

E kishin fshuhur në muret e galerisë/ Gjendet piktura me vlerë 60 mln euro, u grabit 22 vite më parë

11:00, 11/12/2019
A+ Aa A-

Autoritetet italiane kanë konfirmuar gjetjen e pikturës "Portreti i Zonjës" i Gustav Klimt me vlerë 60 milionë euro, e cila u grabit 22 vite më parë në një galeri arte në Piacenza.

Piktura u gjet rastësisht gjatë punimeve në të njëjtën galeri "Ricci Oddi" në Piacenza ku u zhduk më shkurt të 1997 gjatë transportit për hapjen e një ekspozite arti dedikuar piktorit austriak.

Kjo vepër arti u gjet brenda një thesi të zi në murin e jashtëm të galerisë fshehur në një zgavër të mbyllur me sportel hekuri e mbuluara nga bimët kacavjerrëse. Mendohet se grabitësit e kanë fshehur fillimisht  aty për ta rekuperuar pak ditë më vonë, por pa mundur për shkak të vëmendjes së madhe mediatike e institucionale që mori grabitja e një pikture kaq me vlerë.

"Portreti i Zonjës"  ishte një nga pikturat më të kërkuara në botë por që nuk ishte larguar nga sipërfaqja territoriale e galerisë nga ku u zhduk në mënyrë misterioze.

Piktura u gjet një ditë më parë, por iu nënshtrua një analize nga ekspertët e artit të cilët vërtetuan origjinalitetin e saj.

Piktura "Portreti i Zonjës"  është realizuar nga Klimt në periudhën kohore ndër vitet1916-1917.  Është pikturë në vaj me përmasa 60 cm me 55 cm.

Piktori austriak Gustav Klmit konsiderohet një nga artistët më përfaqësues të rrymës Art Nouveau të fund viteve të '800 e fillim të '900. /Ora/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco