Gjashtë persona humbën jetën nga një shkëmbim zjarri që tronditi Amerikën. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Nju Xhersi.
Dy persona të armatosur shkaktuan kaos në një lagje të banuar pasi shkëmbyen zjarr me policinë për mbi një orë.
NY Post shkruan se në shënjestër të sulmit mendohet se ka qenë një dyqan ushqimor hebre.
Lajmin e konfirmoi edhe kryebashkiaku Steven Fulop. Pavarësisht kësaj deklarate, shefi i policisë tha se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.
Nga sulmi humbën jetën tre civilë, një detektiv dhe dy të dyshuarit e sulmit.
Edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut dënoi sulmi dhe foli për një valë antisemitizmi në vend.
“Kjo konfirmon në mënyrë tragjike se ka një rritje të sulmeve antisemitike, duke u kthyer në një krizë në vendin tonë,” tha De Blasio.
Detektivi Joseph Seals humbi jetën kur iu përgjigj thirrjes për t’iu përgjigjur një shkëmbimi zjarri pranë një supermarketi.
Si pasojë vdiqën edhe tre civilë dhe dy autorët e krimit.
© SYRI.net