BE jep 6 miliardë euro për refugjatët në Turqi

BE jep 6 miliardë euro për refugjatët në Turqi

08:43, 11/12/2019
A+ Aa A-

Ekzekutivi i BE-së ka deklaruar se Bashkimi Europian ka shpërndarë plot gjashtë miliardë euro për refugjatët në Turqi.

Sipas një deklarate të Komisionit Europian, deri tani janë shpërndarë më pak se gjysma, 2,7 miliardë euro. Një total prej 4,3 miliardë eurosh janë tashmë të akorduara në kontrata me agjencitë që kryejnë punën mbështetëse.

Në këmbim të premtimit të financimit të BE-së dhe angazhimeve të tjera, Ankaraja në vitin 2016 ra dakord për parandalimin e migrantëve dhe refugjatëve që përpiqeshin të arrinin në Bashkimin Europian, vendet anëtare të të cilit janë thellësisht të përçarë për mënyrën se si duhet të përballen me ardhjet e reja.

Ndërkohë Ankaraja i ka bërë thirrje BE-së të rrisë fondet e saj, ndërsa u ankua se paratë e premtuara nuk ishin dorëzuar dhe kërcënoi se do të hapë portat për refugjatët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco