Genocidi ndaj pakicave, liderja e Myanmarit mbërrin në gjykatën e Hagës

Genocidi ndaj pakicave, liderja e Myanmarit mbërrin në gjykatën e Hagës

10:55, 10/12/2019
A+ Aa A-

Hagë – Udhëheqësja e Myanmarit, Aung San Suu Kyi mbërriti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB të martën për të mbrojtur vendin e saj nga akuzat për genocid kundër pakicës myslimane Rohingia.

Gambia filloi procedimin kundër Myanmarit me shumicë budiste në nëntor, duke e akuzuar për shkeljet në bazë të Konventës së Genocidit të vitit 1948. Kjo është e treta çështje për genocid e ngritur në këtë gjykatë që nga Lufta II Botërore.

Gjatë tre ditëve të procesit gjyqësor të Suu Kyi, një laureate e Çmimit Nobel për Paqe, pritet që ajo të mohojë përsëri genocidin dhe të argumentojë se operacionet ushtarake ishin përgjigje legjitime kundër terrorizmit të militantëve Rohingya.

Më herët, mijëra njerëz të mbledhur në Yangon, kryeqyteti tregtar i Mianmar, duke mbajtur posterat me fytyrën e saj dhe duke valëvitur flamuj kombëtar, thërrisnin: Të mbrojmë dinjitetin  e vendit, të qëndrojmë me Nënën Suu.”

Të mbijetuar nga pakicat dhe liderja sot në gjykatë

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco