Policia japoneze kap 3 tregtarë uraniumi ‘online’

Policia japoneze kap 3 tregtarë uraniumi ‘online’

09:48, 10/12/2019
A+ Aa A-

Tokio – Policia japoneze ka kapur tre persona, përfshirë edhe një adoleshent, duke tregtuar uranium online, në shkelje të ligjit për materialet bërthamore, tha Kyodo News të martën, sipas Reuters.

Një student 17 vjeçar dhe një farmacist 61 vjeç dyshohet se e blenë uraniumin në një ankand online për shumë midir 5000 jen (46 dollarë) dhe 30 000 jen (276 dolllarë, shkruan gazeta, duke shtuar se substancat emetonin rrezatim.

Shitësi, një 24-vjeçar, shiste sasi të vogla uraniumi të varfëruar dhe uraniumi natyror në një rrjet ankandi në Yahoo onlie, thuhet në burimet të paidentifikuara të hetimit.

Ata thanse se ishin të interesuar në kimi dhe nuk kishin asnjë qllim ta përdornin lëndën për qëllimet të jashtëligjshme.

Ligji japonez lejon vetëm ata që me leje tregtojnë lëndë bërthamore të tilla si uraniumi i gradës së së lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco