Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Në 6 mujorin e protestave në Hong Kong, mijëra qytetarë pushtojnë rrugët

Në 6 mujorin e protestave në Hong Kong, mijëra qytetarë pushtojnë rrugët

15:15, 08/12/2019
A+ Aa A-

Dhjetëra mijëra protestues pushtuan të dielën rrugët e Hong Kong-ut me rastin e 6-mujorit të protestave antiqeveritare e për reforma demokratike.

Demonstrata përkoi edhe me ditën botërore për të drejtat e njeriut, ndërsa vetë aktivistët e qytetit gjysmëautonom e konsideruan atë si "shansin e fundit" për qeverinë prokineze të vendit që të zgjidhë krizën politike.

Protestuesit thonë se kërkesat e tyre nuk kanë ndryshuar dhe përkatësisht kërkojnë që demonstratat të cilësohen ligjore, të lirohen afro 6 mijë të arrestuarit, të hetohet dhuna policore dhe t'u njihet e drejta për zgjedhjen e kryeqeveritarit.

"Prania e madhe sot, do të thotë që opinioni i përgjithshëm është kundër qeverisë së Hong-Kongut dhe mosreagimit të saj,"-tha një protestues.

Guvernatorja, Keri Lem, duke iu referuar zgjedhjeve rajonale që 2 javë më parë nxorën humbëse partinë e saj, apeloi të shtunën për tubim të qetë pasi qeveria ka nxjerrë mësim dhe i pranon kritikat.

Protesta e së dielës mori autorizimin e policisë, e cila qëndroi në gatishmëri madje i parapriu në orët e para të ditës me një operacion ku sekuestroi armë e plumba në disa banesa, me dyshimin se do të përdoreshin ndaj tyre nga elementët më radikalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco