Teherani dhe Uashingtoni shkëmbejnë të burgosurit

Teherani dhe Uashingtoni shkëmbejnë të burgosurit

14:40, 08/12/2019
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif njoftoi sot se mes Teheranit dhe Uashingtonit është kryer një shkëmbim të të burgosurve.

Në një postim në Twitter, Zarif bëri të ditur lirimin e shkencëtarit iranian Massoud Soleimani i cili ishte i burgosur në SHBA prej më shumë se një viti me arsyetimin se kishte shkelur sanksionet.

Me lirimin e Soleimani, ministri i Jashtëm Zarif deklaroi se shtetasi amerikan me origjinë kineze Xiyue Wang i cili u arrestua në Iran me akuzat për spiunazh në vitin 2016, do të kthehej në shtëpinë e tij brenda një kohe të shkurtër.

Kryediplomati iranian ndër të tjera ka shprehur falenderimet ndaj qeverisë zvicerane për ndërmjetësimin e shkëmbimit.

Shtetasi amerikan me origjinë kineze, Xiyue Wang, student i doktoraturës në Universitetin Princeton u arrestua në vitin 2016 për spiunazh në Iran ku ai po bënte kërkime lidhur me shkollimin e tij.

Ndërsa prof. Massoud Soleimani nga Universiteti ‘Tarbbiat Modares University‘ në Teheran u arrestua në tetor të vitit të kaluar në aeroportin e Çikagos gjatë hyrjes së tij në SHBA me pretendimin për shkelje të sanksioneve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco