Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Gruaja e Macron-it e frikësuar për sigurinë e fëmijëve

Gruaja e Macron-it e frikësuar për sigurinë e fëmijëve

14:05, 08/12/2019
A+ Aa A-

Prej më shumë se një viti, çifti Macron është në gjendje të trazuar.

Për shkak të protestave të fuqishme të jelek-verdhëve dhe së fundmi edhe nga grevat kundër reformës së pensioneve.

Gruaja e presidentit, Brixhitë Macron thuhet nga disa media se është shumë e shqetësuar për sigurinë e fëmijëve dhe nipërve të saj.

Gruaja e Presidentit të Republikës ka qenë kohët e fundit shënjestër e sulmeve në shumë raste dhe ajo ka filluar të shqetësohet sepse kohët e fundit është pikërisht familja e saj në qendër të sulmeve nga protestuesit ekstremistë.

Po ashtu është vënë në shënjestër edhe shtëpia e tyre; prandaj janë vënë në dispozicion për mbrojtjen e tyre mjete dhe pajisje të shumta. Në media flitet se krahas bodigardëve, fëmijëve u janë vendosur edhe pajisje elektronike për përcaktimin e vendndodhjes.

Prej disa ditësh, ndërkohë që mediat raportojnë për gjendjen e ankthit të gruas së presidentit francez. Zyra e presidentit Macron ka mohuar këtë lloj psikoze duke i konsideruar të gjithë këto lajme si thashetheme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco