Shpërthen zjarr në fabrikë, mbi 40 të vdekur e dhjetra të plagosur

Shpërthen zjarr në fabrikë, mbi 40 të vdekur e dhjetra të plagosur

08:18, 08/12/2019
A+ Aa A-

 Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri të madh në një fabrikë në kryeqytetin indian të Delhit.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në një lagje të vjetër të qytetit.

Dhjetëra punëtorë po flinin brenda ndërtesës shumëkatëshe në momentin që ra zjarri.

Mendohet se numri i të vdekurve do rritet më tej.

Ministri i Brendshëm Amit Shah e konsideroi  një humbje tragjike të jetës.

Kryeministri Narendra Modi tha se zjarri ishte i tmerrshëm dhe se autoritetet japin të gjithë ndihmën e mundshme në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit morën njoftimin për zjarrin në orën lokale 05:22.

Zona ku ndodhet fabrika, Sadar Pazari, është tregu më i madh tregtar i qytetit.

Për të arritur në vendngjarja ka shumë rrugica të ngushta ndaj kjo bëri të vështirë arritjen e zjarrfikësve.

Të paktën deri në orën 09:30, të paktën 56 njerëz u transferuan në spital.

"Të gjithë ishin pa ndjenja për shkak të tymit,"-tha shefi i zjarrfikëses, Atul Garg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco