Plan për kufizimin e prodhimit të naftës, OPEC dhe aleatët bien dakord

Plan për kufizimin e prodhimit të naftës, OPEC dhe aleatët bien dakord

21:05, 06/12/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme, anëtarët e OPEC dhe partnerët e tyre, njoftuan se kishin rënë dakord për të thelluar uljen e prodhimit të tyre të naftës, në të paktën 500 mijë fuçi naftë në ditë, për të mbështetur çmimet e naftës së papërpunuar.

“Kjo ulje do të sjellë përpjekjen totale të kufizimit të prodhimit në 1,7 milionë fuçi naftë në ditë për të gjithë grupin e 24 vendeve”, sipas një komunikate në përfundim të takimit që u mbajt në Vjenë.

“Disa vende prodhuese, përfshirë Arabinë Saudite, do t’i shtojnë këtij objektivi të ri, ulje të vullnetshme të vëllimit”, vijon komunikata.

“Një grup ministrash të Energjisë, përfaqësues të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhuesit jo-OPEC, të drejtuar nga Rusia rekomanduan dje një reduktim më të madh”, deklaroi ministri rus i Energjisë, Alexander Novak.

“Ne po shikojmë vërtet disa rreziqe nga mbiprodhimi në tre mujorin e parë, për shkak të uljes të kërkesës sezonale për prodhime të rafinuara dhe për naftë të papërpunuar”, shtoi Novak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco