5 të vdekur në Sllovaki/ Shpërthimi i gazit, përfshiu në flakë bllokun e apartamenteve

5 të vdekur në Sllovaki/ Shpërthimi i gazit, përfshiu në flakë bllokun e apartamenteve

19:41, 06/12/2019
A+ Aa A-

Të premten, një shpërthim gazi në bllokun e apartamenteve në qytetin lindor sllovak të Presovit, la të vdekur të paktën pesë njerëz dhe 39 të plagosur, thanë dëshmitarët.

Zjarri depërtoi në pesë katet më të larta të ndërtesës 12-katëshe, duke bërë që çatia dhe një shkallë e brendshme të shkrumboheshin, raporton Reuters.

Autoritetet evakuuan 34 persona nga ndërtesa dhe zjarrfikësit u përpoqën ta shuanin zjarrin, pasi tre katet e larta ishin në rrezik shembje.

Nuk ishte e qartë menjëherë sa njerëz kishin qenë brenda.

"Ne kemi pesë viktima të konfirmuara deri më tani, por numri i vdekjeve ka të ngjarë të rritet duke gjykuar nga sa dimë nga dëshmitarët okularë," u tha Kryeministri Peter Pellegrini gazetarëve, në vendin e aksidentit.

Asnjë nga 39 të dëmtuarit nuk ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën, shtoi Ministri i Shëndetësisë Andrea Kalavska.

Dëshmitarët kanë raportuar që nuhatën gaz përreth dhe brenda ndërtesës.

"Ka pasur disa gërmime aty pranë. Unë i njoftova punëtorët për erën, ata thanë se e morën atë nën kontroll, "tha banorja Silvia Hrebenarova për SME, pasi ishte evakuuar nga kati i 10-të.

Kryebashkiaku Andrea Turcanova, tha se qyteti prej afro 90,000 ka pësuar tragjedinë më të madhe në gjysmë shekulli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco