Tjetër sulm me armë, 3 të vdekur në bazën ushtarake amerikane

Tjetër sulm me armë, 3 të vdekur në bazën ushtarake amerikane

19:20, 06/12/2019
A+ Aa A-

Në bazën ushtarake amerikane, Naval Air Station në Pensacola në Florida, një burrë i armatosur ka hapur zjarr, duke vrarë 2 persona dhe plagosur 11 të tjerë, përpara se të vritej nga policia. 

Agresori ishte student i aviacionit Saudit, hetuesit shikojnë lidhje të mundshme terroriste. 

Lajmin e bën me dije zyra e policisë, e cila thotë se në bazë, ndodhen rreth 16 mijë ushtarë dhe 7400 civilë. 

Sipas mediave amerikane personi i armatosur që kishte hyrë në bazën ushtarake, u vra nga forcat e policisë. Përveç autorit të sulmit, janë vrarë dy persona ndërsa 11 të tjerë mbetën të plagosur.

Episodi i sotëm, pason atë të dy ditëve më parë në Peral Harbour, baza ushtarake detare 13 km nga Honolulu, në Hawai, ku një ushtar hapi zjarr duke vrarë dy persona dhe duke plagosur tre të tjerë përpara se të vriste veten me një plumb në kokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco