Sasi rekord droge/ Sekuestrohen 2 ton kokainë, vlera në treg arrinte 470 milionë euro

Sasi rekord droge/ Sekuestrohen 2 ton kokainë, vlera në treg arrinte 470 milionë euro

23:35, 05/12/2019
A+ Aa A-

Sekuestrohet sasi rekord kokaine, rreth dy ton, e cila vinte nga Kolumbia, me një vlerë prej 470 milionë euro, sipas njoftiit të kryeministrit polak.

“Ne kemi penguar kontrabandën më të madhe të këtyre viteve të fundit në Poloni”, deklaroi për shtypin, Mateusz Morawiecki, i cili theksoi se vlera e drogës ishte rreth 470 milionë euro.

Sipas informacioneve, droga ishte e destinuar për vende të Bashkimit Evropian.

Kokaina ishte e përzier me shkumës dhe po transportohej me një kontejner, por u zbulua nga dogana polake, në portin e Gdynias.

Gjithashtu policia zbuloi një laborator shumë profesional në perëndim të vendit, ku 4 kolumbianë, 1 iranian me banim në Gjermani dhe 2 polakë, u arrestuan.

“Është hera e parë në historinë e policisë polake, që kemi të bëjmë me një laborator të tillë”, deklaroi për shtypin Jaroslaw Szymczyk, kryekomandant i policisë polake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco