Mbi 58 emigrantë të mbytur, varka zhytet në brigjet e Mauritanisë

Mbi 58 emigrantë të mbytur, varka zhytet në brigjet e Mauritanisë

22:47, 05/12/2019

Të paktën 58 njerëz u vranë këtë javë, kur një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë, u mbyt në Oqeanin Atlantik në brigjet e Mauritanisë, tha të enjten Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha që 83 të mbijetuar, notuan në breg pas fundosjes të së mërkurës dhe po ndihmoheshin nga autoritetet e qytetit verior të Nouadhibou, raporton CNN.

Të mbijetuarit i thanë IOM se më shumë se 150 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin në varkën që u nis nga Gambia në 27 nëntor.

Një numër i paspecifikuar i të plagosurve janë dërguar në spital dhe të tjerët po ndihmohen nga autoritetet në Mauritania dhe zyrtarë që përfaqësojnë Komisionerin e Lartë të KB për Refugjatët, sipas IOM.

"Autoritetet e Mauritanisë po koordinojnë me shumë efikasitet bashkëpunimin me agjencitë që janë aktualisht të pranishme në Nouadhibou," tha Shefi i Misionit i Mauritanisë Laura Lungarotti në një njoftim për mediat.

"Prioriteti ynë i përbashkët është të kujdesemi për të gjithë ata që mbijetuan dhe t'u sjellim atyre mbështetjen e nevojshme".

Varka u nis për në Ishujt Kanarie të Spanjës, nga brigjet veriperëndimore të Afrikës, tha IOM.

Çdo vit, mijëra migrantë nga Afrika Perëndimore ndërmarrin udhëtime të rrezikshme në Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe, me synimin për të arritur në Evropë në kërkim të vendeve të punës dhe mundësive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco