Dënohet me burg ish-deputetja opozitare, përhapi propagandë terroriste në Turqi

Dënohet me burg ish-deputetja opozitare, përhapi propagandë terroriste në Turqi

19:18, 05/12/2019
A+ Aa A-

Mizgin Irgat, ish-deputetja opozitare e Partisë Demokratike të Popullit (HDP) në Turqi është dënuar me më shumë se një vit burg, për përhapjen e propagandës lidhur me terrorizmin, sipas burimeve gjyqësore.

Irgat, ish-deputete e HDP-së nga provinca lindore Bitlis, u akuzua se ka marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore për terroristët e vrarë nga forcat turke të sigurisë, në një operacion kundër terrorizmit më 4 janar 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa deputetë të HDP-së aktualisht janë në burg në pritje të gjykimit për vepra penale të lidhura me terrorizmin, pas heqjes të imunitetit të tyre parlamentar në maj të vitit 2016.

Sipas qeverisë turke, HDP-ja ka lidhje me PKK-në.

PKK e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco