Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Trondit përfaqësuesi i SHBA-së për Iranin, Hook: Mbi 1.000 protestues të vrarë që prej 15 nëntorit

Trondit përfaqësuesi i SHBA-së për Iranin, Hook: Mbi 1.000 protestues të vrarë që prej 15 nëntorit

19:05, 05/12/2019
A+ Aa A-

Forcat iraniane të sigurisë mund të kenë vrarë më shumë se 1.000 njerëz, që prej protestave për ngritjen e çmimit të benzinës në mes të nëntorit, tha të enjten Përfaqësuesi Special i SHBA për Iranin Brian Hook.

"Ndërsa e vërteta po del nga Irani, duket se regjimi mund të ketë vrarë mbi një mijë qytetarë iranianë, që prej fillimit të protestave," u tha Hook gazetarëve në një konferencë në Departamentin e Shtetit, raporton Reuters.

Ai shtoi se "mijëra iranianë" gjithashtu ishin plagosur dhe të paktën 7,000 të arrestuar në burgjet e Iranit.

Trazirat, të cilat filluan në 15 nëntor, pasi qeveria ngriti papritmas çmimet e karburantit deri në 300%, u përhap në më shumë se 100 qytete dhe protesta u kthye politike, pasi protestuesit e rinj dhe të klasës punëtore, kërkuan që udhëheqësit klerikë të tërhiqeshin.

Teherani nuk ka dhënë asnjë numër zyrtar të vdekjeve, por Amnesty International tha të hënën se kishte dokumentuar vdekjen e të paktën 208 protestuesve, duke i bërë vrasjet më të përgjakshme që nga Revolucioni Islamik i 1979.

Drejtuesit klerikë të Teheranit kanë fajësuar për trazirat "banditë" të lidhur me kundërshtarët e tyre në mërgim dhe armiqtë kryesorë të huaj të vendit - Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco