Humb jetën vogëlushja 3 vjeçe/ Bie nga ballkoni i katit të pestë, pasi e ëma e la vetëm në shtëpi

Humb jetën vogëlushja 3 vjeçe/ Bie nga ballkoni i katit të pestë, pasi e ëma e la vetëm në shtëpi

19:00, 05/12/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës së 4 nëntorit, në sheshin Fossatello, të Genovas në Itali, ku një vajzë e vogël 3 vjeçe, gjeti vdekjen pasi ra nga ballkoni i shtëpisë së saj në katin e pestë.

Sipas hetimeve paraprake, rezultoi se vogëlushja ishte mbështetur në ballkon dhe prej andej ka rënë në boshllëk, duke përfunduar e pajetë në rrugë.

Vogëlushja e mitur ishte vajza e një çifti emigrantësh nga Bangladeshi.

Në momentin e ngjarjes, e mitura ishte vetëm në shtëpi, pasi nëna kishte shkuar për të marrë djalin nga kopshti.

Për të shmangur temperaturat e ftohta, gruaja e kishte lënë vajzën vetëm në shtëpi, por kur u kthye, u përball me tragjedinë e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco