Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Hakerat rusë 'grabisin' 100 mln dollarë/ SHBA: Sanksione ndaj përgjegjësve, të lidhur me inteligjencën

Hakerat rusë 'grabisin' 100 mln dollarë/ SHBA: Sanksione ndaj përgjegjësve, të lidhur me inteligjencën

18:29, 05/12/2019
A+ Aa A-

Departamenti i Drejtësisë në SHBA shpalli akuzat për mashtrim kompjuterik dhe mashtrim bankar ndaj shtetasit rus, Maksim Yakubets, udhëheqës i dyshuar i një organizate kriminale kibernetike, që ka fituar në mënyrë të paligjshme, më shumë se 100 milionë dollarë që nga viti 2016.

Njëkohësisht, Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër Yakubets dhe grupit Evil Corp, të cilët qëndrojnë pas sulmeve kibernetike në më shumë se 40 vende, raporton Rel.

Më shumë se 300 banka dhe institucione financiare, kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, ishin viktima të kësaj skeme të mashtrimit, tha Departamenti i Drejtësisë.

Një shpërblim prej 5 milionë dollarësh është ofruar nga Departamenti i Shtetit për informacione që çojnë në kapjen ose dënimin e udhëheqësit të grupit të hakerëve, i cili është me qendër në Moskë.

Departamenti i Drejtësisë pretendon se grupi "gjithashtu siguron ndihmë të drejtpërdrejtë për përpjekjet keqdashëse të qeverisë ruse në internet".

Yakubets me gjasë ka punuar për Shërbimin Federativ të Sigurisë së Rusisë (FSB) dhe mund të ketë një licencë për të punuar me informacionin e klasifikuar rus të agjencisë së inteligjencës.

Gjithashtu, që nga viti 2017, Yakubets "u ngarkua me detyrë të punojë në projekte për shtetin rus, të përfshijë marrjen e dokumenteve të fshehta".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco