Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Mijëra protestues kundër Macron/ Grevistët marshojnë mes Parisit, policia gjuan me gaz lotsjellës

Mijëra protestues kundër Macron/ Grevistët marshojnë mes Parisit, policia gjuan me gaz lotsjellës

18:14, 05/12/2019
A+ Aa A-

Të enjten, policia gjuajti me gaz lotsjellës ndaj protestuesve në qendër të Parisit dhe në sheshin e transportit publik, në një prej grevave më të mëdha në Francë për dekada, që synonte të detyronte presidentin Emmanuel Macron, të anulonte një reformë të planifikuar të pensioneve.

Protesta madhështore e detyron Macron, një ish-bankier investimesh 41-vjeçar, i cili erdhi në pushtet në vitin 2017, me një premtim për të krijuar një ekonomi të rregulluar të Francës, të jetë kundër sindikatave të fuqishme, që thonë se ai është i vendosur të çmontojë mbrojtjet e punëtorëve.

Sindikatat rrezikojnë të humbasin mbështetjen e publikut nëse përçarja vazhdon për një kohë të gjatë, ose qeveria ka frikë se votuesit mund të bashkohen me sindikatat dhe të fajësojnë zyrtarët për bllokimin.

"Njerëzit mund të punojnë për sot dhe nesër, por javën tjetër ata mund të mërziten," tha pronari 56-vjeçar i kafenesë, Isabelle Guibal.

Punëtorët e hekurudhave votuan për të zgjatur grevën e tyre deri të premten, ndërsa sindikatat e punës në autobusin e Parisit dhe operatori i metrosë RATP, thanë se greva e tyre do të vazhdojë deri të hënën.

Macron dëshiron të thjeshtojë sistemin e pensioneve të Francës, i cili përfshin më shumë se 40 plane të ndryshme, me mosha të ndryshme pensioni dhe përfitimesh.

Punëtorët e hekurudhave, marinsat dhe balerinët e ‘Operas House’, mund të dalin në pension deri në një dekadë më herët se punëtori mesatar.

Macron thotë se sistemi është i padrejtë dhe tepër i kushtueshëm. Ai dëshiron një sistem të vetëm, të bazuar në pikë, ku për secilën euro që ka kontribuar, çdo pensionist ka të drejta të barabarta.

Të enjten pasdite, mijëra grevistë marshuan nga Gare Du Nord i Parisit përmes qendrës së qytetit. Problemet shpërthyen pranë Place de la Republique në kryeqytet, kur disa protestues i vunë zjarrin një rimorkio kamionësh.

Policia u përgjigj duke gjuajtur gaz lotsjellës, thanë dëshmitarët për Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco