‘Pensionet e Macronit’: Franca mbërthehet nga greva më e madhe kombëtare

‘Pensionet e Macronit’: Franca mbërthehet nga greva më e madhe kombëtare

09:32, 05/12/2019
A+ Aa A-

Franca është mbërthyer nga një grevë e madhe kombëtare, më e madhja ndër vite, pasi miliona punëtorë protestojnë se po i detyrojnë t’u shtyhet mosha e daljes në pension ose që t’ua reduktojnë ato.

Mediat ndërkombëtare si BBC njoftojnë se punonjësit e shkollave dhe të transportit do të bashkohen me Policinë, avokatët, personelin e spitaleve dhe të aeroportit në një revoltë të përgjithshme.

Kjo është greva më e madhe mbarëkombëtare në Francë prej vitesh e dakortësuar nga sindikatat që janë hidhëruar nga planet e Presidentit Emmanuel Macron për një sistem pensionesh të bazuar në pikëzim. E gjithë kjo lëvizje synon që Macron të heqë dorë nga premtimi i fushatës së tij për të ndërhyrë në sistemin e pensioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco