Terrorizmi/ Arrestohet në Irak zevendësi i ish- kreut të ISIS

Terrorizmi/ Arrestohet në Irak zevendësi i ish- kreut të ISIS

11:51, 04/12/2019
A+ Aa A-

Policia irakiene kanë arrestuar Abu Khaldoun të martën në provincën Kerkukk.

Abu Khaldoun, i njohur si zëvendësi i ish kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagadi, ishte komandanti ushtarak i grupit terrorist për provincën Salah al-Din, sipas organit të komunikimit të Irakut Security Media Cell.

Ai u arrestua në qytetin Haëija dhe mbante një dokument identifikimi të rremë.

Sipas medive lokale, “policia, pasi mori informacione të sakta, arrestoi terroristin e njohur Abu Khaldoun në një apartament në zonën e Haëija të provincës së Kirkakut”, në veri të vendit

Në fund të muajit tetor, Presidenti Donald Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Al-Bagdad kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë, ndërsa u vranë edhe tre fëmijët e tij dhe dy gra./abcneës.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco