SHBA dërgon salvadorianin e parë në Guatemalë, sipas marrëveshjes së azilit Emigrantët nga Hondurasi dhe El Salvadori

SHBA dërgon salvadorianin e parë në Guatemalë, sipas marrëveshjes së azilit

11:50, 04/12/2019
A+ Aa A-
Guatemala City – Guatemala pranoi shtetasin e parë salvadorian nga SHBA sipas një marrëveshjeje të re emigracioni që këtë shtet të Amerikës Qendrore e konsideron
të sigurtë për azilkërkuesit. Kështu njoftuan autoritetet e Guatemalës të martën, sipas Reuters.
Programi filloi në fund të nëntorit, kur një honduras fluturoi nga El Paso i Teksasit drejt Guatemala City me një Boing 737 thuajse bosh. Ky i sotmi shënoi fluturimin e dytë.
Avioni, që arriti të martën në mëngjes nga mesa, Arizona, kishte edhe 84 guatemalas dhe dy honduras në bord, tha Alejandra Mena, një zënëdhënës e e Institutit të Emigracionit të Guatemalës.
Ajo nuk specifikoi që emigrantët nga Hondurazi dhe El Salvador do të kërkonin azil në Guatemalë apo do të ktheheshin në vendet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco