VIDEO/ Makina përplaset me muret, panik në sallën e lojërave me dorë, e kujtojnë termet

VIDEO/ Makina përplaset me muret, panik në sallën e lojërave me dorë, e kujtojnë termet

09:24, 04/12/2019
A+ Aa A-

Jemi mësuar të shikojmë shpesh incidente në fushën e sportit, por më i çuditshmi vjen nga Suedia.

Teksa po luhej sfida e hendbollit mes Boden dhe Skare, një makinë u gjend shumë pranë parketit të ndeshjes. Makina u përplas me muret rrethuese të palestrës, për tu gjendur më pas në afërsi të sallës së lojërave.

Kjo solli panik dhe tmerr te të pranishmit në sallë, të cilët nuk e kuptuan se çfarë ndodhi. Fillimisht u mendua se vendi u godit nga një tërmet, pasi përplasja solli shumë tronditje të banesës, por kamerat fokusuar më pas makinën në ambientet e sallës së palestrës.

Pamjet e lojtarëve të cilët largohen nga të katërta anët për të gjetur shpëtim u bë virale në rrjetet sociale. Ndërkohë, trajneri vendas, Johan Nystrom e cilësoi incidentin si një mrekulli, pasi nuk solli të lënduar.

“Është një mrekulli që askush nuk u lëndua. Dhjetë sekonda para se të ndodhte incidenti, lojtarët kishin qenë pikërisht në të njëjtin vend ku hyri makina. Është thjesht fat i pastër, pothuajse një mrekulli që askush nuk ka ndodhur të jetë aty në momentin e përplasjes dhe se askush nuk është lënduar,” deklaroi tekniku i Boden

Incidenti i çuditshëm ndodhi në Stokholm, teksa shoferi raportohet se ka marrë lëndime të lehta dhe u arrestua për ngarje të makinës nën ndikimin e alkoolit.Ora

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco