Britania, Franca, Gjermania dhe Turqia në deklaratë: Sulmet ndaj civilëve në Siri duhet të përfundojnë

Britania, Franca, Gjermania dhe Turqia në deklaratë: Sulmet ndaj civilëve në Siri duhet të përfundojnë

22:10, 03/12/2019
A+ Aa A-

Të gjitha sulmet kundër civilëve sirianë, përfshirë në zonën e rebeluar të Idlib, duhet të mbarojnë.

Liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Turqisë ranë dakord të martën, përpara një samiti të NATO-s në Londër, raporton Reuters.

"Udhëheqësit thanë se ata do të punojnë për të krijuar kushte për kthimin e sigurtë të vullnetaravë dhe të refugjatëve dhe se lufta duhet të vazhdojë kundër terrorizmit në të gjitha format e saj," tha zyra e kryeministrit Boris Johnson në një deklaratë.

Johnson, Macron, Merkel dhe Erdogan, gjithashtu thanë se ata mbështesin të dërguarin e SHBA-së në Liban, Ghsan Salame, në përpjekjet për të ecur përpara me një proces politik në pronësi të Libisë dhe për t'i dhënë fund konfliktit në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco