Të paktën 5 viktima dhe toka të shkatërruara, moti i keq gjunjëzon juglindjen e Francës

Të paktën 5 viktima dhe toka të shkatërruara, moti i keq gjunjëzon juglindjen e Francës

16:57, 03/12/2019
A+ Aa A-

Për të dytën herë brenda pak ditësh, juglindja e Francës është në zi, pas stuhive të dhunshme që shkaktuan të paktën pesë viktima dhe dëme të mëdha.

Deri tani, 11 persona humbën jetën në këtë krahinë brenda 10 ditësh, gjatë dy fenomeneve klimatike mesdhetare me rreshje shiu të mëdha, përmbytje dhe erëra të forta.

“Alarmi i kuq u shpall, por ai la pas toka të shkatërruara dhe të varfëruara nga përmbytjet. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që kanë vuajtur javët e fundit nga moti i keq në jug, veçanërisht për familjet dhe të afërmit e bashkëqytetarëve tanë, që kanë humbur jetën”, reagoi në Twitter presidenti, Emmanuel Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco