‘Ngecin’ bisedimet tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit, vijojnë tensionet politike mes tyre

‘Ngecin’ bisedimet tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit, vijojnë tensionet politike mes tyre

22:36, 02/12/2019

Një marrëveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është bllokuar si rezultat i një legjislacioni të ri dypartiak në mbështetje të aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong, thuhet në një shkrim të faqes së lajmeve në internet Axios.

Faqja e lajmeve citon burime pranë ekipit negociator të Presidentit Donald Trump, të cilët shprehen se bisedimet tregtare “kanë ngecur” si rezultat i legjislacionit dhe se kërkohet kohë për të lejuar “qetësimin e politkave të brendshme” të Presidentit Xi Jinping, raporton VOA.

Kina po ashtu po ndërmerr veprime të tjera hakmarrëse ndaj asaj që e shikon si mbështetje amerikane për lëvizjen pro-demokracisë në Hong Kong.

Ministria e Jashtëme e Kinës tha të hënën se po vë sanksione ndaj organizatave joqeveritare me qendër në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë vepruar “keq” gjatë protestave të fundit në Hong Kong. Mes organizatave në fjalë janë edhe “Human Rights Watch”, “National Endowment for Democracy” dhe “Freedom House”.

Kina po ashtu njoftoi të hënën se: “që nga dita e sotme ka vëndosur të pezullojë shqyrtimin e aplikimeve që anijet luftarake amerikane të mund të shkojnë në Hong Kong për rikuperim”.

Zëdhënësi tha se: “Kina u kërkon Shteteve të Bashkuara që të korrigjojnë gabimet e tyre, të ndalojnë çdo veprim dhe akt ndërhyrje në punët e Hong Kongut dhe punët e brendshme të Kinës”.

Në zhvillime të tjera, agjencia e lajmeve Reuters njofton se qindra punonjës të zyrave në Hong Kong dolën gjatë pushimit të drekës për të treguar mbështetje për politikanë pro-demokracisë, të cilët korrën një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet lokale javën e kaluar.

Protestat shpërthyen në Hong Kong në muajin qershor si rezultat i planeve të qeverisë lokale për të lejuar të dyshuarit për krime që të ekstradohen në territorin e Kinës.

Zyrtarët e Hong Kongut e tërhoqën projektporpozimin në shtator, por protestat në rrugë kanë vazhduar. Demostruesit druhen se Pekini po përgatitet të tjetërsojë demokracinë dhe autonominë e Hong Kongut thuajse 30 vjet para se të skadojë statusi i veçantë që gëzon ai vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco