Së paku 15 civilë të vrarë në Siri, avionët rusë dhe sirianë goditën disa zona në provincën Idlib

Së paku 15 civilë të vrarë në Siri, avionët rusë dhe sirianë goditën disa zona në provincën Idlib

20:48, 02/12/2019

Së paku 15 civilë u vranë të hënën, kur aeroplanët luftarakë rusë dhe sirianë goditën disa zona në provincën Idlib të Sirisë, bëri të ditur një grup monitorues.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Londër, tha se 13 njerëz janë vrarë nga sulmet në një treg në qytezën Maret al-Nouman të Idlibit - provincë që kufizohet me Turqinë dhe kontrollohet në masë të madhe nga forcat opozitare, raporton Rel.

Vëzhguesi tha se edhe dy civilë të tjerë janë vrarë - njëri në Sarakeb dhe tjetri në al-Saraman.

Udhëheqësi i Vëzhguesit, Rami Abdel Rahman, tha se avionët rusë kanë goditur edhe zona të tjera në jug të Idlibit.

Rusia i ka ofruar mbështetje të madhe qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë luftës civile në këtë vend, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.

Sipas Vëzhguesit, rreth 4,775 njerëz janë vrarë - në mesin e tyre 1,224 civilë - prejse forcat e Qeverisë siriane kanë nisur një ofensivë masive në muajin prill, kundër rebelëve në provincat Hama dhe Idlib.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco