Japin dorëheqjen 2 anëtarë të Komitetit të Nobelit duke kritikuar Akademinë Suedeze Busti i Alfred Nobel

Japin dorëheqjen 2 anëtarë të Komitetit të Nobelit duke kritikuar Akademinë Suedeze

14:55, 02/12/2019

Stockholm – Dy anëtarë të jashtëm të Komitetit për Çmimin Nobel në Letërsi dhanë dorëheqjen të hënën pasi kritikuan Akademinë Suedeze të goditur nga nga skandali.

Reuters njoftoi se Akademia 233-vjeçare u detyrua të marrë disa masa atë reja pasi një skandal seksual që përfshiu burrin e një ish-anëtareje u përshkallëzua në një debat që çoi në shtyrjen e dhënies së çmimit për në vitin 2018.

Anëtarët e jashtëm u shtuan për të ndihmuar Komitetin e Nobelit për të përzgjedhur kandidatët për Akademinë.

Shkrimtari Kristfoffer Leandoer tha se po largohej pasi ai nuk kishte as durim dhe as kohë për të pritur që Komiteti të përfundonte reformat e tij.

“Akademia dhe unë kemi një këndvështrim të ndryshëm për kohën, sepse një vit është shumë i gjatë për jetën time dhe shumë i shkurtër për jetën e Akademisë”, shkroi ai në një artikull në Svenska Dagbladet.

Leandoer tha se vendimi i tij nuk kishte lidhje me vendimin për çmimin e vitit 2019 dhënë shkrimtarit kontrovers austriak Peter Handke, për të cilin Akademia u kritikua si brenda dhe jashtë vendit.

Kurse anëtarja tjetër, Gun-Britt Sundstrom tha në një deklaratë të publikuar në Dagens Nuheter se zgjedhja e Handke ishte interpretuar sikur letërsia qëndronte mbi politikën dhe se ajo nuk kishte atë pikëpamje.

Handke është kritikuar shumë për portretizimin që i bëri Serbisë si viktimë gjatë luftërave ballkanike dhe për pjesëmarrjen në funeralin e ish-presidentit jugosllav Slobodan Milosheviç.  Milosheviç vdiq në 2006 në Hagë, gjatë kohës kur po gjykohej për krime lufte.

Akademia konfirmoi se Leandeoer dhe Sundstrom ishin larguar nga Komiteti i Nobelit, që deri sot përbëhej nga katër anëtarë të Akademisë Suedeze dhe pesë anëtarë të jashtëm.

“Ne u jemi mirënjohës për përpjekjet e rëndësishme që ata bënë gjatë vitit dhe tani ne po rishikojmë si do të organizohet puna e Komitetit të Nobelit për Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 2002,” tha në një deklarata Mats Malm, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco