Horror në Spanjë/ Ekzekutohet me 7 plumba para vilës së tij biznesmeni 39-vjeçar

Horror në Spanjë/ Ekzekutohet me 7 plumba para vilës së tij biznesmeni 39-vjeçar

16:56, 23/11/2019
A+ Aa A-

Biznesmeni spanjoll u qëllua me plumb në zemër, pasi doli jashtë vilës së tij luksoze, në Britaninë e Madhe.

Sipas “The Sun” është ekzekutuar në atentat 39-vjeçari Peter Andrew Williamson, nga Salford, sapo ka parkuar makinën e tij “Audi”.

Media shkruajnë se ai është qëlluar nga një makinë tjetër pas kthimit nga palestra.

Peter Andrew Williamson është qëlluar me shtatë plumba në zemër, duke ndërruar jetë në vend.

Pista kryesore e hetimit është ajo e lidhjes së biznesmenit me drogën, pasi ai ishte arrestuar më parë nga policia spanjolle për transport kanabisi.

Policia angleze vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco