Marrëveshje fillestare për të shuar luftën tregtare SHBA-Kinë, sinjale pozitive nga Trump dhe Xi

Marrëveshje fillestare për të shuar luftën tregtare SHBA-Kinë, sinjale pozitive nga Trump dhe Xi

22:30, 22/11/2019
A+ Aa A-

Të premten, udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, nënvizuan dëshirën e tyre për të nënshkruar një marrëveshje fillestare tregtare dhe për të shlyer një luftë tarifore 16-mujore që ka ulur rritjen globale, duke siguruar një nxitje të mirëpritur për tregjet financiare.

Presidenti kinez Xi Jinping, në komente të rralla për tensionet tregtare me Uashingtonin, tha se Pekini dëshiron të hartojë një pakt të përkohshëm ose ‘fazë filestare’, por nuk ka frikë të hakmerret kur është e nevojshme, raporton Reuters.

Disa orë më vonë, Presidenti i SHBA Donald Trump tha që një marrëveshje tregtare me Kinën është "potencialisht shumë e ngushtë", edhe pse ai këmbënguli se çdo marrëveshje do të duhej të peshohej për të favorizuar Shtetet e Bashkuara, pas viteve të pabarazive të tregtisë me Kinën.

Duke folur në "Fox & Friends" të Fox New Channel, Trump gjithashtu i kërkoi Kinës dhe Hong Kongut të qetësonin situatën në Hong Kong, të mbështjellë me muaj protesta pro-demokracisë, duke e quajtur atë një faktor ndërlikues në bisedimet tregtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco