Incidenti/ Çfarë ndodhi me Berlusconin në Zagreb

Incidenti/ Çfarë ndodhi me Berlusconin në Zagreb

20:03, 22/11/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka qenë protagonist i një episodi të sikletshëm gjatë vizitës së tij në Zagreb. Politikani dhe sipërmarrësi tashmë 83 vjeçar është rrezuar gjatë konferencës së PPE-së.

Fillimisht të pranishmit menduan për një aksident me pasoja më të rënda, si fraktura e femurit, por pas dhembjes fillestare stafi i tij ka qetësuar të gjithë duke deklaruar se pas diagnostikimit nuk shfaqen thyerje të asnjë tipi, dhe bëhet fjalë vetëm me një goditje të fortë.

Edhe pse në moshë tashmë të avancuar, Berlusconi mbetet ende aktiv në politikë, duke preferuar kohët e fundit më shumë skenarin europian sesa atë italian, ku qendra e djathtë që ka përfaqësuar nga hyrja në politikë në vitin 1994 mblidhet rreth liderit të Lega Matteo Salvini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco