Afrika e Jugut bllokon shitjet e armëve drejt Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Afrika e Jugut bllokon shitjet e armëve drejt Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

19:47, 22/11/2019
A+ Aa A-

Afrika e Jugut po bllokon shitjet e armëve në vende përfshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në lidhje me një mosmarrëveshje mbi inspektimet, duke rrezikuar miliarda dollarë nga biznesi dhe mijëra vende pune, në sektorin e saj të mbrojtjes, sipas zyrtarëve të industrisë.

Mosmarrëveshjet përqendrohen në një klauzolë në dokumentet e eksportit, që kërkon që klientët e huaj të zotohen të mos transferojnë armë palëve të treta dhe të lejojnë zyrtarët e Afrikës së Jugut të inspektojnë objektet e tyre për të verifikuar pajtueshmërinë, raporton Reuters.

Zyrtarët kryesore të mbrojtjes së Afrikës së Jugut Denel dhe Rheinmetall Denel Munition (RDM), thanë se mosmarrëveshja po mbanin dhe vononin eksportet e tyre, siç bëri një kompani e tretë e madhe e mbrojtjes e cila kërkoi të mos bëhej publike.

RDM tha që disa nga eksportet e saj në Lindjen e Mesme nuk ishin aprovuar që nga marsi.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat përbëjnë së paku një të tretën e eksporteve të armëve të Afrikës së Jugut, janë të përfshira në një luftë në Jemen, kanë hedhur poshtë klauzolën e inspektimeve, duke e konsideruar atë shkelje të sovranitetit të tyre, thanë burimet.

Oman dhe Algjeria gjithashtu kanë refuzuar inspektimet dhe i janë bllokuara importet e tyre nga Afrika e Jugut, shtuan zyrtarët e industrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco