Apeli kundër riatdhesimit të fëmijëve, qeveria holandeze fiton gjyqin me gratë që i janë bashkuar IS

Apeli kundër riatdhesimit të fëmijëve, qeveria holandeze fiton gjyqin me gratë që i janë bashkuar IS

19:07, 22/11/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit e Holandës e përmbysi një vendim të një gjykate të qarkut që thoshte se qeveria duhet të ndihmojë riatdhesimin e fëmijëve të grave që i janë bashkuar grupit militant Shteti Islamik (IS) në Siri.

Njëzetetri gra kanë nisur një proces gjyqësor në fillim të këtij muaji, duke kërkuar që Holanda t'i kthejë ato dhe 56 fëmijët e tyre nga kampet e paraburgimit në Siri, raporton Rel.

Një gjykatë e qarkut në Hagë vendosi në favor të tyre më 11 nëntor, duke e urdhëruar qeverinë që t'i ndihmojë "në mënyrë aktive" fëmijët, por jo nënat.

Por, Gjykata e Apelit tha se kjo është një çështje politike dhe se me të nuk mund të merret një gjykatës.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, e lavdëroi vendimin e Gjykatës së Apelit, duke thënë se "është e çuditshme që një gjykatë ka ndërhyrë në politikën e jashtme".

"Ato (gratë) duhet të gjykohen në rajon. Ky është këndvështrimi im. Unë nuk i kam dërguar këta fëmijë në Siri. Kanë qenë prindërit e tyre që kanë ndërmarrë një vendim të tillë qesharak", tha Rutte. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco