Policia britanike arreston një tjetër irlandez për vdekjen tragjike të emigrantëve në kamion

Policia britanike arreston një tjetër irlandez për vdekjen tragjike të emigrantëve në kamion

13:56, 22/11/2019
A+ Aa A-

Londër – Policia britanike arrestoi një burrë 23 vjeç  nga Irlanda e Veriut të premten në kuadrin e hetimeve për vjekjen e 39 të rinjve vietnamezë që u gjetën në pjesën e prapme të një kamioni në afërsi të Londrës, muajin e kaluar, njofton Reuters.

“Ai u arrestua me dyshimin për bashkëpunim kriminal në trafikun e njerëzve dhe për ndihmë në emigracionin e paligjshëm dhe do të mbahet në paraburgim”, tha Policia e Essex në një deklaratë.

Burri u arrestua në një autostradë në Beaconsfield, një qyteta 25 milje larg Londrës, thuhej në deklaratë.

Viktimat, 31 meshkujt dhe tetë femra u gjendën në kontenierin e kamionit në një zonë industriale në Grays, Essex, jo shumë larg dokut të lumit Tamiz, më 23 tetor.

Shoferi i kamionit, edhe ai nga Irlanda, është vënë përballë 39 akuzave për vrasje, komplot në trafikun dhe pastrim parash.

Një burrë tjetër është akuzuar për të njëjtat vepra penale nga autoritetet britanike dhe po përpiqen ta ekstradojnë nga Dublini.

Policia po ashtu ka shpallur në kërkim dy vëllezër nga Irlanda e Veriut.

Policia në Vietnam nga ana e saj ka arrestuar 10 persona në lidhje me tragjedinë./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco