Urdhër arresti ndërkombëtar për arqipeshkvin ‘afër’ me Papën, akuzohet për abuzime seksuale

Urdhër arresti ndërkombëtar për arqipeshkvin ‘afër’ me Papën, akuzohet për abuzime seksuale

09:27, 22/11/2019
A+ Aa A-

Një tjetër skandal seksual në Vatikan godet një nga përfaqësuesit e lartë të Kishës Katolike.

Drejtësia argjentinase ka shpallur një urdhër arresti ndërkombëtar për arqipeshkvin Gustavo Zanchetta, i cili për momentin ndodhet në Selinë e Shenjtë.

Zanchetta akuzohet për abuzim seksual të përsëritur ndaj dy seminaristëve. Ish-arqipeshkvi i qyteti Oran në Argjentinë pas shpërthimit të skandalit në 2017 jetonte në Vatikan, pasi ishte thirrur nga vetë Papa deri në sqarimin e situatës. Sipas mediave, dy argjentinasit njihen mirë, dhe Zanchetta ka qenë edhe sekretar i APSA, institucionit që menaxhon financat e Vatikanit.

Emri i Zanchetta ka qenë gjithmonë i pranishëm në qarqet konservatore katolike si një argument i vlefshëm për të sulmuar Papa Françeskun, dhe vendimi i drejtësisë argjentinase do të shumëfishojë kritikat ndaj Bergoglios, që sipas tyre po mbron bashkatdhetarin, që e ka cilësuar gjithmonë veten si të pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco